Me shtyrjen e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania”, shtëpisë i janë bashkuar mbrëmjen e djeshme plot pesë banorë të rinj. Disa emra mjaft të njohur për publikun, e disa më pak. Ja çfarë duhet të dini lidhur me hyrjet e reja.
Egzona Rafuna
Moderatorja tërheqëse e cila iu bashkua “Big Brother VIP” është Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës.
Ajo ka qenë pjesë e disa formate televizive, teksa njohja më e madhe vjen nga moderimi i emisionit “N’Za”, i cili është një program javor i RTK-së.
Xheisara
Xheisara është këngëtarja e njohur e cila që në moshë të vogël ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para. Xheisara është përfolur shumë edhe për martesën e saj të organizuar në fshehtësi, si dhe për përplasjen me Jonida Maliqin.
Tan Brama
Tan Brama është konsideruar si legjenda e “street dance” në Shqipëri. Ai është një nga koreografët më të talentuar dhe të njohur shqiptar për talentin dhe shkathtësinë e tij.
Arbër Sulstarova
Arbër është pjesë e kampionatit të tenisit në Shqipëri dhe plot tre herë fitues. Ai punon gjithashtu si ekonomist. Një alternim midis dy skajeve kaq të kundërta na dëshmon një karakter interesant e të dyshimtë, që mbetet për t’u zbuluar.
Elton Merja
Ai është një balerin i talentuar dhe mjaft i përfolur. Ai është diskutuar kryesisht për marrëdhënien që ka patur me këngëtaren Rovena Dilo. Ai hyri në jetën e saj fiks pas divorcit aq shumë të përfolur nga ish-futbollisti, Florian Riza.
Ndarja përkoi me pranimin e ofertës nga ana e saj për të qenë një nga kërcimtaret VIP të spektaklit “Dancing With the Stars”, ku Rovena kishte për partner balerinin disa vite më të ri në moshë.
Në fillim u duk se mes tyre pati vetëm kimi skenike, por duke qenë se çifti vazhduan të shoqëroheshin edhe pas mbylljes së spektaklit, lidhja e tyre mori tjetër kuptim.