Rozë

Do ndajë Donaldin nga Beatrix? Ja çfarë ka bërë më parë këngëtarja e njohur që u fut në BB

Një nga 5 hyrjet e reja të “Big Brother VIP” është edhe këngëtarja Xheisara Frisku. Xheisara ka qenë konkurrente e festivalit “Kënga Magjike” në vitin 2019 me këngën “Si me t’lon”,por që u skualifikua pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq.

Në Shkurt të vitit 2020, portalet ‘zienin’ me ‘trekëndëshin’ e Jonidës,Romeos dhe Xheisarës. Xheisara e konsideroi hakmarrje të Jonidës dhe asokohe shpërtheu keq ndaj këngëtares.

“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tri vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën.

Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time.

MË TË LEXUARAT

To Top