Beatrix Ramosaj ka kaluar një periudhe jo fort të rehatshme Brenda qëndrimit në Big Brother. Qysh nga hyrja e saj e deri tani, rrugëtimi i këngëtares ka qenë i mbushur me emocione të forta.
Që nga lidhja me Donaldin, takimi me Albanin, vizita në Pallatin e Kongreseve ku takoi nënën, e shumë raste të tjera kanë bërë që Trixa të jetë gjithmonë nën tension brenda shtëpisë.
E tërë ky stres ka ndikuar edhe në shëndetin e saj. Ajo në një bisedë me Egzonën, ka treguar se i ka ardhur cikli tri herë brenda një muaji, ndërsa muajin e fundit i është vonuar e krejt kjo, thotë se ka ndodhur për shkak të stresit që ka përjetuar në shtëpi.