Dyert e selisë së Partisë Demokratike qëndrojnë të mbyllura prej ditësh, pasi thuhet se brenda po bëhen punime.
Gazetari i Syri Tv ka tentuar të futet në selinë e PD nga dera kryesore, por nuk ëhstë lejuar nga roja. Duke parë se nuk mund ta bindte rojen për të filmuar, ai ka gjetur një zgjidhje interesante.
Dritaret e tualeteve të selisë ishin të hapura, ndaj gazetari së bashku me kameramanin kanë hyrë brenda selisë pikërisht nga këto dritare dhe kanë filmuar brenda selisë, ku në video shihen dyer të blindyuara, hekura dhe saldatriçe.
Aventura ka zgjatur pak, pasi ka qenë roja sërish që i ka parë dhe i ka detyruar të dalin jashtë njësoj si u futën, nga dritarja e tualetit.