Meridiani dhe Beniada kanë adresuar një sërë nënkuptimesh ndaj njëri-tjetrit. Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit, ishte Beniada e cila e irrituar i drejton atij një pyetje.
‘’A vërtet mendon se jam aq naive?”,- i tha ajo e nervozuar. Meridiani nga ana tjetër u përgjigj në një formë e cila duket se e thelloi paqartësinë e diskutimit.
‘’Absolotisht, ti nuk je naive. Ti mendon se unë do të shoqërohesha me një person naiv?’’,- tha ai. Beniada nuk e fshehu mërzinë nga kjo bisedë teksa i shprehu Xheisarës se e di se çfarë nënkupton Meridiani por refuzon të flasë pasi është një çështje shumë sipërfaqësore.