Valon Shehu ishte i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku zbuloi se në Big Brother lahej nudo pavarësisht se kishte kamera.
Ai tregoi se vajzat e Big Brother e shihnin gjatë kohës që ai ishte në dush.
“Unë lahesha n udo edhe pse kishte kamera, vajzat madje vinin që të më shihnin”, ka thënë ai.
Ndërkohë kujtojmë që gjatë qëndrimit në shtëpi vajzat nuk e pritën mirë këtë veprim nga ai.
Ndër të tjera Valoni tha se nuk është paguar nga produksioni, duke përgënjeshtruar shumë thashetheme të përhapura.