Rrëqethin fjalët e nënës nga Rumania, e cila humbi të birin 16-vjeçar nga një s ulm me t hikë në Londër. Mes lotësh e ëma e adoleshentit të v ra.rë thotë se Londra është qytet i rr e zik shem.
Elvisi u transferua në Londër me mamin, babin dhe vëllanë e tij tre vjeç në moshën shtatë vjeçare. Tashmë e ëma e 16-vjeçarit shprehet e penduar që vendosi të rrisë fëmijët e saj në Londër.
“E solla këtu kur ishte shtatë vjeç për t’i dhënë një të ardhme më të mirë, tani ai do të kthehet në Rumani në një a rkivol”, tha nëna për The Sun.
“Ai e donte muzikën, shikonte filma dhe luante shumë me vëllain e vogël. Ishte fëmijë i qetë dhe kurrë nuk kishte krijuar probleme në shkollë.
Dua të iki nga ky vend sa më parë. Nuk do të kthehem më këtu dhe u them dhe familjeve me fëmijë që mendojnë të vijnë këtu për një jetë më të mirë, të mos ta bëjnë”, u shpreh nëna e 16-vjerçarit.
Mediet e huaja raportojnë se një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore është paraqitur në Gjykatë më 4 janar, pasi aku zohet për vr.as.je n e Elvisit.