Beniada është një nga konkurrentet më funny në Big Brother Vip Albania. Modelja e rritur në Itali, për shkak se shqipen nuk e flet perfekt, i shkrin të gjithë me gabimet e saj.
Ajo madje është bërë virale për ngatërresat e saj, qoftë edhe me emrat, sikurse ka ndodhur me Butrint Imerin e Noizyn. Beniadës i pëlqen shumë edhe aktrimi dhe së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP ajo ka menduar të imitojë Sabianin.
Kjo ndodhi gjatë kohës që luhej kënga e tij e re, “Tradhtare”, ndërkohë që një pjesë e banorëve që ishin aty me Beniadën u shkrinë së qeshuri. SHIKO VIDEO
Pak dite me pare, Beniada tregoi një fragment që i ka ndodhur me babin i cili nuk ia ka marrë shumë seriozisht profesionin e modeles në fillimet e saj.
I thashë që nuk po më respekton, tha Beni, dhe mora trenin për në Milano. Kisha 10 telefonata të humbura nga babi kur mbërrita dhe mesazhe në whatsapp ku më pyeste “si je.”
I bëra bllok nga inati dhe vazhdonte më merrte nga telefoni i mamit, tha ajo. “Çfarë ka telefoni im që nuk të mbërrin dot”, i ka thënë babi. “Nuk ka gjë jo, të kam bllokuar,” tregon duke qeshur Beniada.
Në përgjithësi, baballarët mendojnë se nënat kanë më shumë ndikim tek vajzat e tyre sesa ata, por asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta, pasi zakonisht vajzat kanë një marrëdhënie shumë më të ngushtë me baballarët.
Prandaj, baballarët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetën e vajzave të tyre, sepse janë ata që luajnë rolin që një nënë nuk mund ta zëvendësojë kurrë: sjelljen e një perspektive mashkullore në zhvillimin e tyre.
Historia që tregon Beniada ka plot harmoni edhe pse një situatë “zënke” me babin e saj, çiltërsia e kësaj vajze është ëvrtet për t’u vlerësuar.