Në prag të nisjes të Vitit të Ri dhe në ditën e fundit të 2021, Bora Zemani vendosi t’ju thotë “BYE BYE” disa personave që ndonëse në të shkuarën jeta ka dashur t’i kishte mjaft pranë.
Me një kërkim në llogarinë e saj në Instagram do të shikoni se moderatorja e njohur ka fshirë nga rrjetet sociale Romeon, Elgitin, Beatrixën dhe Donaldin. Elgiti e ka bërë shumë të qartë se anën e kujt mban dhe Bora e ka hequr nga lista e ndjekësve këngëtarin.
Kështu që edhe ai bëri të njëjtën gjë me moderatoren pas veprimit të saj. Kujtojmë se Elgit Doda është producenti i këngës që u bë virale dhe ishte dedikim ndaj moderatores Bora Zemani nga ish-partneri i saj Donald Veshaj.
Nderkohe, Bora Zemani ka folur jo pak herë lidhur me marrëdhënien e ngushtë që ka me të birin e saj, Arborin si dhe për dashurinë që i falin njeri-tjetrit.
Kështu, ditën e sotme moderatorja ka publikuar në ‘story’ të llogarisë së saj në “Instagram” një bisedë shumë të këndshme me djalin e saj, që e ka shoqëruar me nota humoristike.
Gjatë bisedës, mami Bora po i fliste të birit të saj në mënyrë të zakonshme e me shkurtime, duke “harruar” që ai ende nuk mund t’i kuptojë këto fjalë.
“Bori”- i ka shkruar ajo. “Po”- është përgjigjur vogëlushi “Thuaj pupit të hapi tel”. “Ca the? Tel”! “Telefonin”- sqaroi Bora. Moderatorja e “Për’puthen” e ka publikuar bisedën dhe mbi të ka shkruar: “Një bisedë me Arborin… Harron mami që biri është i vogël akoma e nuk mund t’i shkruaj me shkurtime.”