Nga nominimi i kësaj jave, mes Ilirit, Donaldit dhe Meridianit është larguar me votat e publikut Meridiani. Ai ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother Vip dhe pritet që për pak minuta të zhvillojë intervistën me Arbanën në studio, ku do të hapet edhe bileta e cila mund ta kthejë sërish brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Meridiani i takoi të gjithë banorët pak para largimit, ndërsa Donaldi e përjetoi këtë moment mes lotësh dhe duke i kërkuar falje.
Të martën ishte Donaldi ai që duhej të hapte kutinë e Pandorës për të parë se çfarë është rezervuar për të. Ai fitoi një udhëtim në disa vende të botës me Romeon, kurse në anën tjetër i duhej të thoshte tre emra për nominim.
Donaldi zgjodhi veten, Meridianin dhe Ilirin ta dërgonte në nominim, derisa kjo përzgjedhje u debatua shumë sonte në prime.