Takimi i parë që Florjana zhvilloi me Brunon jashtë studios shkoi keq, nga fillimi në fund. Konkurrentja u tregua e ashpër me komentet dhe qëndrimin e saj, gjë e pranoi dhe vetë në studio.
Ajo vetë refuzoi të fliste për të shkuarën, ndërsa pyeste Brunon sa ka qenë lidhja e tij më e gjatë.
Bruno: Pse je e stepur para kamerave? Florjana: Nuk jam mësuar akoma. Ose kur dua të flas, flasin të gjithë dhe them mirë
Konkurrenti e pyet nëse do të dijë diçka nga ai, duke vënë në dukje se takimi nuk po shkonte mirë. Bruno: Ke ndonjë kureshtje për mua?
Florjana: Jo, kështu nuk vazhdohet kështu… (dhe më pas kërkon që pjesa të mos transmetohet) Bruno me ironi e quajti montazhiere, ndërsa e pyeti se çfarë ka.
“Ideja është ti të më ndihmosh”, thotë konkurrentja, që po ndihej në siklet, ndërsa Brunon e acaroi më shumë shprehja që Florjana përsëriste vazhdimisht, duke e quajtur “mor shok”. Ajo i kërkoi falje Brunos dhe tha se në një takim të dytë do të rregullojë gabimin.