Donald Veshaj u shpall dje i preferuari i publikut në shtëpinë e Big Brother Vip. Votimi zgjati vetëm pak minuta dhe kjo ishte hera e dytë që ky i fundit u shpall i preferuar.
Mirëpo kjo nuk është pritur aq mirë nga publiku. Siç shihet edhe nga komentet në rrjetet sociale zgjedhjen e të preferuarit e quajnë të padrejtë dhe se duhet të ishte Iliri.