Rozë

Këngëtari nga Gjakova pasi doli nga ‘Big Brother’: Njëri duhet të lahej si e ka falur Zoti, vajzat vinin më shikonin

Valon Shehu, ka qenë i ftuari i parë per vitin 2022, në emisionin “Glamour Zone” në Rtv Ora, një emision nën moderimin e Ester Bylykut. Ndër të tjera, Valoni zbuloi për herë të parë detaje nga eksperienca e tij më e fundit televizive, në Big Brother Vip.

Ai është kapur ‘mat’ disa herë nga vajzat teksa bënte dush zhveshur, por ai theksoi se kjo nuk ka qenë dhe aq rastësi. Ester Bylyku: Ka rastisur që ty të kanë parë, vajzat zhveshur duke u larë. Cila ka reaguar pak më tepër, qoftë për mirë , qoftë për keq?

Valon Shehu: Nuk besoj se ndonjëra ka reaguar keq. Mua më ka bërë përshtypje fakti që atje laheshin të gjithë me brekë, njeriu duhet të lahet siç e ka falur Zoti (qesh). Ajo pjesë e xhamit ishte e akullt dhe nuk dukej gjë, por vajzat kur kalonin zgjateshin të më shikonin zhveshur, mbase ngaqë kanë qëndruar për disa muaj atje brenda, dhe kishin epsh (qesh).

MË TË LEXUARAT

To Top