Rozë

Aldisi tha se ajo i kërkoi të flinin bashkë, Fjori e degjeneron fare: Ty të pëlqejnë meshkujt jo femrat, unë të…

Një çift interesant në Për’puthen është ai mes Fjorit dhe Aldisit. Ata kanë pasur takimin e tyre të parë dhe duket se gjërat nuk kanë shkuar aspak siç duhet. Aldisi ka hedhur akuza të forta për konkurrenten, duke deklaruar se ajo i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie pas takimit.

Teksa kjo bëri xhiron e rrjetit, duket se Aldisi u pendua dhe gjatë “Për’puthen Prime” të një dite më parë, ai ka vendosur që t’i kërkojë falje.

“Dua të të kërkoj ty falje dhe familjes tënde. Ndoshta në atë moment ne kishim emocione dhe ka të bëjë dhe vështirësia ime në të shprehur për shkak të gjuhës. U ndjeva shumë keq sepse, pasi rishikova puntatën, më është dukur sikur të kam ulur, por nuk ka qenë ky qëllimi im”, u shpreh i penduar Alvisi.

Nga ana tjetër, Fjori u shpreh se e ka falur, por kjo nuk mund të ndryshonte asgjë. Kjo për shkak se pas deklaratës së bërë, ajo nuk arriti dot të kthehej në shtëpi dhe të festonte mbrëmjen e vitit të ri pranë familjes së saj.

Por jo vetëm kaq, pasi gjatë bisedës, Fjori nxori edhe detaje të tjera, duke hedhur dyshime mbi sek sualitetin e Aldisit.

“Unë ju afrova prapë për ta puthur, doja ta provokoja, ai u largua”- u shpreh konkurrentja, e cila tha se atij mbase i mungon guximi ose e ka problemin me “të qenurit mashkull”.

“Të gjithë e dimë se nëse një mashkull nuk pranon të të puthë, ose nuk të ka qef, ose…”- e ndaloi fjalën e saj Fjori, duke nënkuptuar dyshimin për sek sualitetin e Aldisit, i cili i hodhi poshtë të tilla akuza dhe argumentoi se nuk kishte dëshirë ta puthte.

MË TË LEXUARAT

To Top