Rozë

(Foto) Pamjet me pullë të kuqe, Beniadës u hap fustani i dolën të gjitha sheshit, kur kërcente me Ilirin

Në atmosferën e ndërrimit të vitit, banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” dhuruan spektakël duke kënduar e vallëzuar. Në këtë show, që banorët dhanë për publikun duke zbuluar talentet e tyre, koreografi Ilir Shaqiri i mësoi Beniada Nishanit të kërcejnë “Dirty Dancing”. Por pas realizimit të numrit, kamerat kapën ca skena që e bëjnë kërcimin edhe më “dirty”.

Big Brother VIP' cameras capture 'mat' Beniada 'topless' in shower, publish  photos that are spreading fast - Gossip

“Panorama Plus” ju sjell disa momente plus 18, kur Beniadën e ka tradhtuar fustani mëndafsh rozë dhe asaj i ka dalë gjoksi. Siç shihet edhe nga fotot, incidenti i ka ndodhur Beniadës, ndërsa Iliri kërcente me modelen, teksa e kap dhe e ngre në ajër gjatë kërcimit të njohur nga filmi me të njëjtin titull. Dikush mund të thotë se sa problem mund ta këtë Beniada, ndërkohë që njihet për fotot e saj nu do? Aspak.

Modelja Beniada Nishani, e njohur në showbiz si mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, në fillim të lojës u vu me shpatulla pas murit nga banorët e “Big Brother VIP”, të cilët i kërkuan të tregojë nëse e tërheqin femrat seksualisht dhe nëse ka puthur ndonjëherë ndonjë femër. Beniada nuk u tregua shumë e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë që komentuesit nuk kanë munguar me etiketimet “lesbike”, nisur nga disa foto intime nu do që qarkullojnë në internet me mikeshën e saj të ngushtë, një modele e “Playboy”, Ines Trocchia. Por si qëndronte e vërteta e kësaj historie dhe miqësisë së dyshimtë me mikeshën e saj?

Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe regjisorëve në kinema. Por gjithçka rreth hamendësimeve për seksualitetin e saj nisën kur Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, modelen në fjalë të quajtur Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë, ato nisën bashkëjetesën të dyja, ndërkohë që shiheshin kudo bashkë. Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish-Presidentit Bujar Nishani. Pasi pozoi për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicies për të fituar role protagonisteje në kinema.

Në fotot me bikini, ajo shfaqej në pozat sensuale me Ines Trocchian, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë ka rrëfyer vetë Beniada në një intervistë për “Panorama Plus”, për miqësinë që ekziston mes dy vajzave? Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia, ajo i përgjigjej: “Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok.

Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuan me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjej: Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne”. Ndërkohë që ajo ka folur vetë në “Big Brother” për një histori të gjatë dashurie që e nisi me një futbollist kur ishte adoleshente.

 

MË TË LEXUARAT

To Top