Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me deklaratë në lidhje me tërmetin që u ndje në Shqipëri dhe që epiqendrën e kishte në Follorinë të Greqisë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka rënë 40 km në verilindje të Bilishtit dhe se është 5.6 ballë i shkallës Righter.
Njoftimi: Sot në datën 09/01/2022, ora 22:43 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.
Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dë me.