Lajme

Djali tre vjeç i dha shpirt në kopsht/ Rrëqeth nëna: Edukatorja më ka gënjyer më tha është në spital mirë

Familjarët e 3-vjeçarit që ndërroi jetë në një kopsht privat në Fier nuk kanë gjetur paqe, ata janë mbledhur sot para pr okurorisë për të kërkuar drejtësi.

Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen.

“Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është m bytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur. Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu.

Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha nëna mes lotësh. Teksa kanë kërkuar takim me prokurorin për të hetuar të saktë ngjarjen sipas tyre, pavarësisht ngjarjes së rëndë kopshti vijon të jetë i hapur.

MË TË LEXUARAT

To Top