Lajme

Stuhia e dëborës i kapi rrugës/ Ndodh trägjedia, 22 persona japin shpirt, gruaja dëshmon: Qëndruam në makinë

Një turiste e bl lokuar në makinën e saj për orë të tëra nga reshjet e borës në Pakistan tha se “pa vde kjen me sy” ndërsa priste për ndihmë.

Samina ishte një nga mijëra qytetarë që nxituan për të parë reshjet e borës në qytetin Murree në majë të kodrës, por stuhia kishte b llokuar rrugët brenda dhe jashtë qytetit.

Rreth 1000 automjete u bl lokuan dhe të paktën 22 njerëz v diqën, duke përfshirë dy familje. Samina i tha BBC-së se ishte larguar nga shtëpia e saj në orën 16:00 me kohën lokale për të udhëtuar në Murree, por shpejt e gjeti veten mes të bl lokuarve në borë.

Fotot dhe videot e postuara në mediat sociale treguan makinat e bl lokuara, me borë të grumbulluar deri në çatitë e tyre.

Samina më në fund u shpëtua në orën 10:00 të mëngjesit të nesërm, duke kaluar natën në një nga strehëzat e ngritura në qytetin turistik, i cili ndodhet 2300 metra mbi nivelin e detit.

Por në mesin e atyre që vdiqën ishin 10 fëmijë, thanë shërbimet e urgjencës, si dhe dy familje me pesë dhe tetë anëtarë.

MË TË LEXUARAT

To Top