Rozë

E humbi nënën nga sëmundja e ligë/ Gabriel feston datëlindjen me njerkun, ai e uron me fjalë zemre

Me një bashkim momentesh nga më të bukurat, Thierry ka uruar 7 vjetorin e Gabriel. “Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot, une dhe mami jemi shumë krenar për ty.

Të duam shumë biri im. Jemi më të fortë bashkë. Babi jot”, ka shkruar Thierry në urimin e tij për Gabriel, i cili po merr urime edhe nga shumë miq e mikesha të nënës së tij

Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, bashkëshorti i Hueyedës pranoi se humbja e saj ka qenë shumë e dhimbshme, por se shpesh herë gjen forcë tek djali i tyre, Gabriel.

Ndarja nga jeta e artistes, Hueyda El Saied, i preku të gjithë shqiptarët. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, bashkëshorti i saj, Thierr ka rrëfyer gjithçka, nga sëmundja, kujtimi i artistes deri te marrëdhënia me të birin.

Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, Thierr ka se i ka bërë një premtim në momentet e fundit Huejdës dhe do të kujdeset për të gjithë jetën.

“Unë ndjehem shumë mirë për Gabrielin, sepse ai është shumë i fortë dhe është djali im tani. I bëra një premtim Huejdës për tu kujdesur dhe për të qenë babai më i mirë për Gabrielin. Unë do të jem aty për të gjatë gjithë jetës sime”, tha ai.

Më tej, Thierr zbuloi se vendimi që Huejda të prehet në Luksemburg ishte i tij dhe për këtë ka një arsye të veçantë, të cilën e zbuloi sot.

“Huejda nuk donte të fliste për atë çështje direkt me askënd. Ishte vendimi im dhe i familjes, që ta mbajmë Huejdën pranë Gabrielit dhe meje. Për shqiptarët është pak e vështirë të kuptohet. Po unë shkoj te varri i saj çdo ditë dhe flas me të. Kjo është arsyeja pse vendosëm që Huejda të prehej këtu”, u shpreh bashkëshorti i artistes.

Hueyda El Saied, dedikuar të birit: 'Prej 4 vitesh, më ke zbukuruar jetën'  - Instagramming

MË TË LEXUARAT

To Top