Rozë

E kupton Donaldi çfarë po ndodh apo jo? Beatrix i ka thënë Arbërit: Po dole ti do dal dhe unë sot

Beatrix Ramosaj duket se është shumë e lidhur me Dj Dagz në shtëpinë e Big Brother, aq sa mendon se nëse ai eliminohet do të dalë pas tij, në një kohë që është në romancë me Donald Veshajn.

Ajo ka deklaruar disa herë që nëse Dj Dagz do largohet, do dalë edhe ajo nga shtëpia e famshme dhe kjo ka nervozuar aktorin e humorit.

“Nuk mund ta shoh shtëpinë pa të (qan). Nuk e imagjinoj dot, shpresoj me shpirt”, i tha këngëtarja, Einxhel Shkirës, e cila ka nisur një romancë me Dj Dagz.

Pas kësaj, Beatrix Ramosaj zhvilloi një diskutim me partnerin e saj, i cili i kërkoi “që të qetësohej dhe të duronte edhe pak”.

Beatrix Ramosaj: Pse je me nerva? Beatrix Ramosaj: Nuk thashë, jo jeta nuk thashë ashtu! Donald Veshaj: E ke thënë dhe herë tjetër, që po doli Dagz do iki pas tij

Donald Veshaj: E kam për ty që të mos mërzitesh, është lojë. Dua të dal dhe unë pas teje, po qetësohu. Iku! Edhe pse Donaldi mundohet ta qetësojë, Beatrix prap qan.

Arbri dhe Beatrix tregojnë për kohën e pas luftës në Kosovë - Big Brother  Albania Vip - YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top