Mbrëmjen e se dieles thuajse i gjithë vendi u t rondit nga lëkundjet e forta të tërmetit 6 ballë me epiqendër në Follorinë të Greqisë.
Por pas tërmetit java mbi vendin tonë nis me reshje dëbore. E gjitha pjesa lindore e territorit të Shqipërisë ndodhet nën reshjet e dëborës prej pasdites së sotme.
Reshjet do të arrijnë maksimumi deri në Shqipërinë e mesme, por jo në ultësirën perëndimore. Sikur duket edhe nga harta më poshtë reshjet do të vijojnë deri në datë 12 me intensitetin që vjen në ulje më pas qielli do të hapet.
Nga e mërkura dhe në vazhdim mbi territorin tonë do të ketë kthjellime të lehta vranësirash, por në përgjithësi moti do të jetë i mirë pa reshje shiu dhe dëbore.