Opinionisti Meridian Ramçaj u el iminua nga shtëpia e Big Brother VIP të premten (7 janar). Megjithëse largimi i tij pati shumë spekulime nga jashtë, ai pas daljes ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjete sociale, opinionisti ka falënderuar të gjithëpër përkrahjen e po ashtu thotë se do të përballet me çdo të pavërtetë e çdo hipokrizi.
Postimi i plotë i Ramçajt: “Faleminderit te gjithe Shqiptareve vecanerisht KOSOVA dhe DIASPORA për mbeshtetjen e tyre pa kushte dhe pa preferenca krahinore.
Faleminderit bigbrotheralb vip arbanao për ftesen e pjesmarrjen! Faleminderit altinmici qe me bere te ndihem UNE ne mes nje vorbulle ndjenjash e situatash faleminderit fiksfare topchannel Dejv dhe Dori për vleresimin tuaj.
Miq, askush nuk mund te ta vjedhe fitoren e vertete Kur therritet njezeri! Me qytetari do te përballem me cdo te pavertete, do te gris cdo maske dhe do te hedh poshte cdo hipokrizi e genjeshter! Nuk eshte ku rre vone për te çjerre maskat e për te ulur siparet! Me respekt e dashuri MERIDIANI”.