Ndoshta nuk e dinit, por Donald e Romeo Veshaj nuk janë djemtë që janë rritur në kushtet më të mira të mundshme.
Binjakët e rritur në Vlorë, para se të bëheshin pjesë e botës së televizionit, jetonin në kushte jo edhe aq të favorshme. Këtë e ka pranuar edhe vetë Donaldi, i cili kur e ka kujtuar kohën e kaluar, është bërë mjaftë emocional.
Që nga ardhja në Tiranë dhe inkuadrimi në televizion, vëllezërit ndër tjerash kanë përfituar shumë mirë edhe materialisht. Donald Veshaj prej tre muajsh është bërë pjesë e “Big Brother Albania VIP”, duke tentuar të fitoi çmimin e madh prej 100 mijë euro.