Rozë

Skandal/ Meridianit nuk i del e keqja pasi doli nga ‘Big Brother’ nxjerr mesazhet me produksionin: Top Channel është…

I eliminuari i fundit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ është Meridiani. Ai u largua nga shtëpia pas nominimit të bërë nga Donaldi, i cili kishte të drejtë të çonte në televotim tre banorë dhe bëri tre zgjedhje: Ilirin, Meridianin dhe veten.

Ky i fundit mbeti mjaft i pakënaqur, e përmes disa story-ve në llogarinë e tij në “Instagram”, hodhi në drejtim të produksionit akuza për mungesë transparence mbi votat e publikut.

Ai postoi disa screenshots të komenteve në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” ku kërkohej largimi i Donaldit, si dhe mesazhe të ndjekësve të tij të cilët i dërguan prova të votave të tyre për të larguar Donaldin në numrin zyrtar të “Big Brother”.

“Sonte duhet të tregohen të drejtë dhe të respektojnë votat e publikut!!”- thoshte një prej tyre. Më tej, i kthehet përplasjes me opinionisten, dhe citon fjalët e një ndjekësi: “Kemi hy në gjynah që kemi thënë Donaldi Borës se ky paska qenë Donaldi i Balinës.”

MË TË LEXUARAT

To Top