Mbrëmjen e djeshme ishte Iliri ai që u vendos para një zgjedhje pas hapjes së kutisë së Pandorës. Ai duhet të çonte në nominim 3 banorë, përfshirë veten dhe do të përfitonte një darkë në suitë me mikun e tij, Sabianin.
Iliri zgjodhi të çonte në nominim veten, Eltionin dhe Arbrin. Pas kësaj ai u takua me Sabianin në suitën luksoze.
Të dy u shprehën shumë të lumtur për këtë ribashkim dhe u përqafuan plot mall.