Balina Bodinaku nuk do të jetë më pjesë e Big Brother VIP Albania në Top Channel si opinioniste. Ky është lajmi më i fundit që po thuhet sot në ambientet e televizionit më të ndjekur kombëtar.
Balina ka qenë një person mjaft pikant me opinionet e saj dy herë në javë në Prime të emisionit më popullor të momentit, por duket se do ta mbyllë aventurën e saj pas mbrëmjes së sotme.
Arsyeja reale nuk dihet dhe ndoshta nuk do të mësohet kurrë, sepse Top Channel gjithmonë kujdeset të mos arsyetojë në publik arsyet e vendimeve të ndryshme që merr për programacionin e ngjeshur që ka.
Sidoqoftë, mund të merret me mend situata që ka ndikuar te ky vendim. Siç edhe e keni pritur vetë, debati i së premtes i Balinës me banorin e sapolarguar nga Big Brother, Meridiani, nuk mund të kalonte lehtë. Në fakt, nuk ishte thjesht një debat, por një për-plasje e fortë, me shkëmbime fjalësh mjaft të ren.da mes tyre.