Ish-kryebashkiaku socialist i Fierit Nikollaq Koshovari, ka ndërruar jetë. Miqtë dhe kolegët e tij bëjnë me dije se mjeku i njohur fierak ka vdekur dje, më 12 janar, si pasojë e një sëmundje të gjatë dhe të lodhshme.
Gjatë viteve 2000-2003, Nikollaq Koshovari ka qenë kryetar i Bashkisë së Fierit.
‘Pas një sëmundjeje të gjatë e të lodhëshme, pushoi së rrahuri zemra e dr.Nikollaq Koshovarit, njërit prej mjekëve më të spikatur ndër vite të spitalit të Fierit e më gjerë, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e kolegët.