Rozë

(Video) A është në lidhje me Romeo Veshajn? Flet prezantuesja nga Kosova: Po shijoj romancën me…

Në mesin e shumë spekulimeve që po qarkullojnë me të madhe në portalet shqiptare, javëve të fundit u ngrit një hipotezë e re sa i përket prezantueses Arta Nitaj.

U tha se ajo po shijon një romancë me aktorin e njohur, Romeo Veshaj, shkas u bënë disa fotografi në të njëjtin vend të Artës dhe Romeos. Ata të dy pozuan përpara një restoranti luksoz, përkundër se intervalet e fotografive ishin me një diferencë prej disa ditësh, kaq iu mjaftoi një pjese të portaleve shqiptare.

E kush më mirë se vet Arta mund të na tregojë të vërtetën?E kontaktuar nga Prive.al, ajo zbuloi raportin e saj me Romeon, që siç pritej, nuk kishte lidhje me atë që thuhej në një pjesë të medias online.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo, thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”, për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë, kam Romeon tim, unë Zhulieta” – u shpreh Arta.

Lajmi kryesor në këtë reagim, përpos demantimit është ai i lidhjes së Artës, jo duket se po e shijon një lidhje plot romancitet me Romeon e saj i cili s’është Veshaj!


MË TË LEXUARAT

To Top