Rozë

(Videot) Big Brother po favorizon Ilirin? Që nga prekjet në të pasme e deri tek ofendimet për shqiptarët e Kosovës, ja çfarë nuk është shfaqur

Që nga 5 tetori figura të njohura të ekranit kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP Albania për të fituar çmimin prej 100 mijë eurove, balerinë, aktorë, këngëtarë janë personazhet që po tregojnë karakteret e tyre brenda shtëpisë më të famashme në Shqipëri.

Mirëpo, ani pse është publiku ai që vendos për fatin e tyre, edhe produksioni duket se po luan rolin kryesor, duke favorizuar lojtarët, saktësisht balerinin shqiptar, Ilir Shaqiri. Në asnjë spektakël, qoftë të marteve apo të premteve, produksioni gjithmonë është siguruar që të mos nxjerri asnjëherë anën negative të Ilirit, debatet e ofendimet skandaloze që ai ka bërë.

Një nga rastet e tilla ka qenë debati për Kosovën e Shqipërinë, ku Ilir Shqiri i drejtohet Dj Dagz-it duke i thënë se nuk është shqiptar, por kosovar, derisa Dagz insiston duke thënë se është shqiptar.

Mirëpo, pavarësisht se kjo video ekziston dhe tanimë është bërë virale në rrjete sociale, produksioni ka zgjedhur që këtë debat të mos e japë asnjëherë në spektakël por, nuk mbaron me kaq!

Javën e kaluar gjithashtu pati një debat mes Ilirit dhe Monikës, ku balerini e ofendon rëndë aktoren, derisa po flisnin në dhomën e gjumit, Iliri i thotë Monikës të bëjnë treshe së bashku me lopën që ndodhej në oborrin e shtëpisë ( prova javore me fermën), por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Monikës e cila u shpreh se një gjë të tillë mund ta bëjë ai me gruan e tij.

Por, pavarësisht kësaj, edhe ky moment nuk u dha asnjëherë në spektakël. Duke mos mjaftuar këto, një moment tjetër aspak i këndshëm e që është bërë viral në rrjete sociale ka qenë kur Iliri dy javë më parë, pikërisht në natën e spektaklit, e prekë Arjola Demirajn në të pasme.

Derisa po e komplimentonte për dukjen e saj, në një moment ai e prekë nga mbrapa dhe reagimi i Arjolës në këtë rast është zero, duke e kaluar kështu me “shaka” edhe këtë moment.

Derisa për pjesën tjetër të banorëve, diçka e vogël e gabueshme bëhet temë diskutimi në spektakël, një gjë e tillë nuk po ndodh asnjëherë me Ilirin.

Këtu kemi dhe rastin me debatin me banoren me të përfolur të momentit, moderatoren Einxhel Shkira, e cila në një bisedë me disa nga banorët, kishte cituar fjalët e Ilirit, kur ai pati treguar për tradhtinë që i kishte bërë bashkëshortes së tij.

Në spektakël ai shpërtheu në ofendime ndaj Einxhel Shkirës, duke e quajtur ordinere dhe e ulët, duke e kryqëzuar kështu moderatoren dhe jo atë për veprimin që kishte bërë. Theksojmë se Ilir Shaqiri, vite më parë, në 2016, shpalli fituese Lori Hoxhen, pronaren e Top Channel, “në Dancing With The Stars”, kur i gjithë publiku ishte një zëri të fitonte këngëtarja nga Kosova, Flaka Krelani, e që për shumë njerëz kjo pjesë nuk është harruar dhe po e komentojnë si kthim “borgji” ndaj balerinit.

MË TË LEXUARAT

To Top