Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja janë dy nga konkurrentët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, të cilët janë përfolur shumë kohët e fundit për shkak të miqësisë së tyre tashmë të kr isur, duke kaluar në hatër mbetje dhe konflikte. Në “Prime”-in e ditës së martë, u trajtua një nga këto konfliktet që nxiti edhe më shumë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet e dyshes.
Megjithatë, së fundmi duket se gjakrat janë qetësuar midis tyre pas një veprimi spontan e të paparashikuar nga Iliri.
Monika, Iliri, Arbri dhe Arjola ishin në dhomën e ndenjes duke biseduar. Gjatë kohës që Monika nisi të flasë për teatrin dhe pasionin e saj, Iliri i afrohet dhe i dhuron një puthje në faqe.
Monika habitet nga ky veprim duke e pyetur: “Çfarë ishte kjo?” “Është një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje, thjesht një puthje. Kisha nevojë të ta jepja”- është përgjigjur balerini që ka surprizuar me veprimin e tij.
“Thjesht një puthje? Do me thënë që lu fta jona vazhdon”- shtoi aktorja. “Sigurisht”- ka përfunduar Iliri i buzëqeshur.