Moderatorja Bora Zemani ka organizuar mbrëmë një festë tjetër ditëlindje, ku kishte më shumë të ftuar.
Miq, kolegë, këngëtarë e fytyra të tjera publike, ishin në mesin e të ftuarve në festën e Borës.
Për argëtimin e të ftuarve janë përkujdesur Bruno dhe Klajdi. Edhe në këtë festë, ata kanë kënduar këngë të dashurisë.
Ndryshe prej herës së kaluar që kur Bruno filloi të këndonte këngën “Kush të ndau prej meje”, e që Bora u largua menjëherë, këtë herë ai e ka kënduar këngën “Akoma ty të dua”, e që Bora shihet duke kënduar bashkë me të.