Një lojë sot është zhvilluar në shtëpinë e BBV-së. Dagz ishte ai që e prishi pak këtë lojë duke treguar vendin e gjërave të fshehura.
Einxhel është shfaqur shumë e mërzitur ditën e sotme e Dagz-i ndjehej fajtorë se kjo gjë ndikoi tek ajo, ai u tregua i penduar që kishte prekur të gjelbërtën për të vazhduar qëndrimin në shtëpinë.
Einxhel tha se mërzitja nuk ka të bëjë asgjë me të dhe se ajo është shumë e lumtur që ai qëndron aty.
Einxhel mbrëmë u eliminua por fal biletës kthyese ajo u rikthye në shtëpi. Por ajo nuk po duket edhe aq e lumtur si më parë pasi edhe sot deklaroi se ka humbur krenarinë e saj me rikthimin në shtëpi.