Debati mes Eltonit dhe Ilirit për një audicion të ndodhur 11 vite më parë vijon të mbetet një temë diskutimi brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, ndërsa situata ka agravuar edhe më tej, deri edhe në fyerje banale mes dyshes.
Opinionisti Arbër Hajdari ka dhënë mendimin e tij lidhur me këtë situatë, ndërsa bën ‘fajtor’ Eltionin që po përdor këtë debat për të qëndruar brenda shtëpisë.
Pjesë nga debati në studio:
Arbri: Tokia nuk mendon shumë gjatë ka thënë ky është i fortë do ti bi këtij, kam një histori që ka ndodhur para 11 vjetësh dhe më duket gjë e ulët dhe të futesh aty brenda dhe ti thuash atij tjetri pse s’më ke zgjedhur. Ai këtë muhabet ka, pse s’më ka zgjedhur. Çfarë do bëj tjetër ai aty, s’ka hyrë për të fituar Bigun po për të marrë vesh pse s’e ka pranuar Iliri.
Eltoni: Se kam fol naj her
Arbri: Si se ke fol najher mo, tani në orën 7 ishe duke pirë birrë dhe të pash unë. O zotëri të lutem shumë ke 10 ditë që merresh me këtë muhabet. Prit të mbarojë formati edhe zgjidhe jashtë. Se edhe sikur të kesh të drejtë s’të beson njeri. Të vish të prezantoshesh në këtë program dhe ti thuash që je me dy fytyra sepse nuk më zgjodhe nuk e di domethënë…
Eltoni: Iliri s’po pranon një të vërtetë që emri i kafshës ishte për Monikën dhe do pranojë një gjë tjetër.
Arbri: Je i papamë e pe që nuk të eci kjo e para dhe po vazhdon këtë të dytën. Merru me historinë tate! Ke qenë një nga 300 njerëz, tani ti thua prit se isha edhe unë aty! E kupton sa e tmerrshme është kjo! Ka dasht ti prishë imazhin se i thotë ti nuk merresh me shqiptarët, nuk i ndihmon. Është shumë e rëndë. Ai i humb është!