Lajme

Lajm i fundit! Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, në këto zona u ndje më shumë

Sërish lëkundje tërmeti në Veri të Shqipërisë. Tërmeti sipas IGJEUM u regjistrua 3 km në Juglindje të Fushë-Arrëzit në orën13:41, me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Kjo është lëkundja e disatë pas tërmetit të fortë 4.3 që tronditi dje jo vetëm rrethin e Pukës, por u ndje dhe në disa qytete të tjera dhe Tiranë.

Tërmeti i mbrëmjes së të premtes (Ora 22:37) ka shkaktuar dëme në disa ndërtesa në Pukë teksa banorët e kanë kaluar të tronditur natën. Ata kanë deklaruar se është ndjerë një oshëtimë e fortë dhe se lëkundja ka qenë e tillë sa dukej sikur po i fundoste.

Image

MË TË LEXUARAT

To Top