Monika Lubonja është vënë plotësisht në qendër të vëmendjes për shkak të pjesmarrjes në “Big Brother VIP Albania”. Aktorja e famshme e teatrit dhe filmit është krakter fleksibil, që ja ka dalë sukseshëm të përshtatet me të gjithë brenda shtëpisë së izoluar.
Gjatë qëndrimit në “Big Brother”, Lubonja disa herë e ka shprehur mallin dhe mungesën për të bijen e vetme, Tean, me të cilen thotë se është si shoqe.
Sot, Tea feston ditëlindjen dhe Monika është kujdesur ta befasojë edhe nga shtëpia e “Vëllait të madh”, ndërkaq e bija në anën tjetër ka thënë dy fjalë mjaftë emocionuese për të ëmën.