Alvisa dhe Bashkimi janë çifti i parë i këtij edicioni të “Për’puthen” që dolën së bashku nga emisioni, për të vazhduar marrëdhënien e tyre jashtë. Megjithëse u deklaruan për njëri-tjetrin dhe shkëmbyen para publikut puthje në buzë, ata habitën së fundmi me disa deklarata ju shpreheshin se nuk e quanin veten çift.
Alvisa dhe Bashkimi sqaruan se janë ende në njohje e sipër, ndërsa në një intervistë për “Prive”, ky i fundit ka folur më shumë për marrëdhënien e tyre.
Ai ka treguar se për momentin po qëndron në Mitrovicë, madje intervistën e ka zhvilluar në shtëpinë e tij. Megjithatë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka pranuar se e ka vizituar shpesh Tiranën për të takuar Alvisën.
Bashkimi tregoi se i ka kërkuar Alvisës të mos nxitohen pasi kanë të gjithë kohën e nevojshme të njihen jashtë, pa kamera.
Ata kanë kontakte edhe me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket planeve për të ardhmen, kanë biseduar që të qëndrojnë në Tiranë.
Bashkimi u shpreh se e kupton pjesën që Alvisa nuk dëshiron të shkëputet nga jeta e saj, teksa pranon se ai vetë është ambientuar po ashtu me Tiranën, ndaj s’do ta kishte të vështirë. Për më tepër, ai tregoi se në shtëpinë e tij në Mitrovicë kishte tashmë edhe një dhomë për Alvisën. Pra, duket se gjërat mes tyre po shkojnë mirë.