Moderatorja shumë e njohur e ekranit, Bora Zemani, festoi dy ditë më parë ditën e saj të lindjes. Ajo mbushi 30 vjeç dhe gëzimin e kësaj dite e ndau me kolegë, familjarë, miq të vjetër e të rinj.
Festa e saj e ditëlindjes bëri xhiron e rrjetit dhe personazhe të njohur të showbizit ishin të ftuar, në profilet e të cilëve pamë pamje të shumta nga organizimi.
Në festën e saj ishin të ftuar edhe dy këngëtarët, Klajdi dhe Bruno, të cilët kënduan gjatë gjithë mbrëmjes. Madje, ata i kënduan Borës edhe këngën “Toxic Love”, projekt i Elgitit i shkruar nga Donaldi për Borën.
A i mungoi ish-partneri në këtë ditë speciale teksa të gjithë ishin pranë saj? Mesa duket jo! Në një intervistë për “Prive”, Bora është shprehu
“Ishte dhe një nga arsyet pse doja ta organizoja në mënyrë të tillë. Në këtë 30 vjetor ndihem shumë e përmbushur. Kam afër vetes familjen, miqtë e mi të ngushtë, miq të tjerë që i kam njohur gjatë rrugës dhe ndihem shumë e lumtur që kanë ardhur të gjithë.
Tregon një shenjë respekti për njëri-tjetrin. Jam shumë e lumtur, nga të gjitha anët ndihem e përmbushur plotësisht.”