Bes Kallaku ishte i ftuari i parë i sezonit të pestë të emisionit “Why Not”, me moderatore Roza Lati, i cili bëri premierë sot në orën 21:00 në ekranin e RTV Ora.
Humoristi i njohur për publikun shqiptar nuk nguroi të flasë në studion e “Why Not” për sakrificat që ka bërë, për të arritur suksesin.
Bes Kallaku tha se deri në moshën 21-vjeçare ka fjetur në të njëjtin krevat me Ijen, gjyshen e tij. Ndër të tjera ai tregoi se në fillimet e karrierës i është dashur të kthehet nga puna me mjete rastësore.
Bes Kallaku: Çmimi që kam paguar për të qenë këtu ku jam sot është i gjithë përkushtimi, e gjithë lodhja, e gjithë fjetja nëpër tavolina, nëpër karrige në fillimet e mija.
E kam përsëritur disa herë dhe duket sikur i bëj vetes qokë, por pas pune shkoja në Fushë-Krujë me furgonë të rastit, me autobusë,
me kamionë edhe me ambulancë, sepse nuk gjeja makinë për tu kthyer pas “Portokallisë”. Normalisht zgjidhja ime ishin makinat e rastit. Deri 21 vjeç kam fjetur me Ijen, kemi fjetur në një krevat në Bubq.