Ditët e fundi është aluduar për një marrëdhënie romantike midis Noizyt dhe moderatores, Bora Zemani. Në portale ka qarkulluar lajmi se ka diçka mes dyshes, pasi në inëternet u shpërnda një video ku Noizy i buzëqesh Bora Zemanit.
Por si qendron e vërteta? A është Noizy në një marrëdhënie dashurore me Borën? Në lidhje me këtë, në një intervistë ekskluzive për “Why Not” në RTV Ora me moderatore, Roza Lati, Noizy thotë se me Borën janë miq dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.
Noizy: Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë.
Përveç se artist, Noizy ka njohuri edhe për botën e biznesit. Reperi thotë se e ardhmja e biznesit dhe e ekonomisë do jetë interneti.
Për këtë arsye ai u bën thirrje bizneseve që t’i kushtojnë rëndësinë e duhur marketingut digjital. Noizy: Shumë biznese do falimentojnë në të ardhmen. Nuk do ketë biznese fizike, përveç se bareve dhe restoranteve.
Shumica e gjërave do jenë komplet online. Kush ka biznes e sugjeroj një orë e para të merren me marketingun digjital në internet, sepse kjo është e ardhmja, plus shmang edhe qiranë.