Rozë

I tha gazetares nga Kosova mos iu afro shumë Donaldit, Beatrix ia tregon: Ishte lojë më thanë ata ta bëja

Big Brother VIP i ka dhënë një mision të fshehtë Beatrix Ramosaj që bëri një banore të ndihej keq. Ajo nisi të kapej me Egzonën për marrëdhënien me Donaldin, gjë që shkaktoi shumë diskutime. Të gjithë banorët vunë në pikëpyetje sjelljen e Beatrix ndërsa Donaldi përpiqej ti jepte shenja Egzonës se është thjesht një lojë.

Në përfundim u sqarua se si ishte e vërteta e të gjithë historisë pasi Egzona nuk po mbante dot lotët.

Beatrix: U desh me bo drama queen. Ndryshe nuk besonin, isha penalizuar. Të lutem më fal shumë. Në asnjë moment nuk mendoj ashtu, pasha kryt e mamit. Jam shumë e lumtur që je këtu, pasha kryt e Albanit.

Donald: Prandaj thoja më shiko në sy.

Beatrix: E vetmja situatë ku mund të më besonin ishte kjo. Nuk kisha ku ti mëshoja tjetër dhe e vetmja dramë ishte me Donaldin. Isha shumë e lumtur dhe më ka rënë bomba.

Donald: Kur të thoja në sy qetësohu, më thonin Donald kujdes mikrofonin. Shpresoja të më kuptoja.

MË TË LEXUARAT

To Top