Rozë

A do jetë Shqipëria në finalen e ‘Eurovizionit’? Ja çfarë thotë astrologu për këngëtaren, Ronela Hajati

Më 10 maj në Torino të Italisë, Ronela Hajati që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Sekret”, do jetë e para që do zbresë në skenë, në natën e parë gjysmëfinale të këtij kompeticioni.A do të kualifikohet Shqipëria në Eurovizion?

A do kualifikohet Ronela në finalen e Eurovizionit? Mos prisni deri në 10 maj, e zbulon Jorgo Pulla që sot

Ishte kjo pyetja që Ermal Peçi i bëri astrologut Jorgo Pulla gjatë programit Abc e Pasdites, teksa ishte duke parashikuar shenjat për muajin Maj.Sigurisht që edhe në këtë muaj ai e vuri theksin sërish tek lëvizjet e mëdha, ndërkohë që eklipsi ishte shumë favorizues për të bërë punë të mira.

Personat që jetojnë jashtë do të kthehen në Shqipëri. Por Ermali u ndal edhe në një event shumë të rëndësishëm sikurse është Eurovizioni.“Dua të më bësh një parashikim… 2 shtator 1989, për datën 10 maj.

Si do e ketë këtë ditë, do të kualifikohet?”, ishte kërkesa e Ermalit drejtuar Jorgos.“Virgjëresha… data 10 Maj nuk ma zë zemra të mos e them. Do kualifikohet se s’bën sepse koha është ideale. Në rastin konkret do kualifikohet, Virgjëresha është një nga tre shenjat më të mira të muajit, patjetër shkon në finale”, tha Jorgo.Urojmë që parashikimi i Jorgos të përputhem me vendimin e jurisë profesioniste të Eurovizionit dhe mbi të gjitha me votat e publikut dhe Ronela vërtet të shkojë në finale.

Ronela Hajati - Albania - Turin 2022 - Eurovision Song Contest

MË TË LEXUARAT

To Top