Në një bisedë midis Nitës, Diolës dhe Armldos, ky fundit i pyeti vajzat nëse ato kanë apo jo ndonjë pëlqim për Bledin. Diola u shpreh se nuk e pëlqen aspak, por Nita nuk ishte aq e prerë.
Nita tha se Bledi i duket i këndshëm, ka tip të lezetshëm, është djalë i zgjuar dhe se duket që është lojtar i fortë. Diola nisi ta ngacmojë Nitën dhe i tha asaj se fakti që ajo po buzqëqesh, tregon se ndjen diçka.
Maestro i tha Nitës se pyetja e tij nuk ka asnjë qëllim të keq, por thjesht po pyet për përshtypjen e saj ndaj Bledit. Nita e përfundoi fjalën e saj, duke thënë se pavarësisht se një tip mund të jetë i lezetshëm, kjo nuk do të thotë që ka tërheqje mes tyre.
Bledi Mane ka deklaruar gjatë bisedave me banorët se i pëlqen Diola dhe Nita. Madje për Diolën u ka thënë edhe se e ka puthur pas 24 orëve që kishte hyrë në BBV dhe asaj i kishte pëlqyer.
Gjatë një bisede me Diolën ai i ka rrëfyer asaj sekretin e tij…për të mbathurat duke i treguar edhe sasinë që ka marrë me vete në shtëpi.
Në video ai dëgjohet të thotë se është koleksionist i boxerave dhe ka 365 palë brekë…nga 1 për çdo ditë të vitit pra.Diola qesh nga ky “sekret” i Manes. Më herët Mane ka folur edhe për familjen e tij ku ka theksuar se babai ka qenë pjesë e nomenklaturës së sistemit komunist.
Motra e vëllezër i ka të gjithë me shkollë të lartë e profesione të nderuara. Kujtojmë se e drejta e shkollës së lartë në atë kohë, caktohej nga partia. Familje Përmetare, shtoi Bledi Mane pasi dha këto informacione për familjen e tij.