Lajme

A do ketë tjetër valë koronavirusi në Shqipëri? Eksperti jep lajmin, ja çfarë pritet

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho u shpreh se duhet të bëhen më shumë testime. Sipas tij, nëse do të testojmë më shumë, do të zbulojmë më shumë raste.

Coronavirus in Croatia: Should I Cancel my Vacation?

Më tej Dasho tha se nuk mund të flasim për valë të dytë, të tretë, të katërt, pasi përgjigja e përhapjes së virusit është në varësi të masave të marra.

“Kjo puna e valëve u bë pak qesharake, sepse ne shikojmë një situatë të tillë në fakt. Vende të ndryshme të botës morën masa të ndryshme në raport me virusin.

Nuk mund të flasim që epidemia u soll njëlloj në Itali, në Kinë, në Angli, në Gjermani, në Suedi apo në vende të tjera. Vende të ndryshme patën shpër thime të ndryshme. Grupe të ndryshme shkencëtarët arritën në përfundime të ndryshme. Në Shqipëri kemi pasur një ritëm konstant.

Nuk e di nëse është e vërtetë apo artificiale, pra që ky ritëm konstant vjen pasi aq testojmë. Po të testojmë më shumë ndoshta do zbulojmë më shumë, këtë nuk mund ta themi dot pa bërë teste aq sa duhet. Pra ne nuk mund të flasim dot në kushte me kompetencë për valë të dytë, të tretë dhe të katërt”, theksoi ai në “Wake Up”.

MË TË LEXUARAT

To Top