Lajme

A do pranojë Putin? Ukraina ka kërkuar ärmëpushim, ja ku ndodhi takimi

Kanë filluar negociatat për armëpushim mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës në rajonin Gomel, në kufirin me Bjellorusinë. Bisedimet zhvillohen në brigjet e lumit Pripyat.

Ukraina kërkoi një ar mëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse, ndërsa delegacioni i vendit mbërriti për bisedime me Rusinë në kufirin ukrainas-bjellorus, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase.

Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Çështja kryesore në agjendën e tyre, thonë ata, është armëp ushimi dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas.

Në fjalimin e tij të dielën, presidenti ukrainas Zelensky tha se nuk priste një përparim nga këto bisedime.

Por, shtoi ai, ata duhet të përpiqen dhe ta përdorin këtë shans, në mënyrë që askush të mos faj ësojë Ukrainën që nuk u përpoq të ndalojë lu ftën.

MË TË LEXUARAT

To Top