Tashmë të gjithë banorët apo ish-banorët e “Big Brother VIP” janë herë pas here në qendër të vëmendjes së publikut. Ato komentohen për çdo gjë.
Një ndër banorët e komentuar është Granit Cana, i cili edhe pse nuk qëndroi gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, bëri që të gjithë të flisnin për të. Ai u komentua gjatë për marrëdhënien që krijoi me këngëtaren e njohur, Fifi.
Së fundmi, gjatë një interviste 60-sekondëshe për “Privé”, Graniti ka rrëfyer disa sekrete rreth të gjithë eksperiencës së tij në reality show-n më të ndjekur të momentit si dhe relatat që ka me Fifin.
I pyetur se cilën video të tijën në në BB VIP do të donte ta fshinte nga rrjetet sociale, ai u përgjigj duke thënë “asnjërën”. Pyetja u specifikua duke thënë nëse do të donte të fshihej ndonjë video në lavanderi (vendi që ai kalonte më shumë kohë me Fifin), ai qeshi dhe pasi u mendua pak, tha sërish se nuk do donte të fshiheshin.
Gazetari: Cilën video në Youtube nga aventura e “Big Brother” do e fshije?
Graniti: Asnjërën.
Gazetari: As ndonjërën në lavanderi?
Graniti: (qesh) Nuk di çfarë të them, jo”
Graniti u pyet gjithashtu se me çfarë numri do ta vlerësonte eksperiencën e tij në reality show dhe ai u përgjigj me numrin 7.
Ai theksoi gjithashtu se me Fifin mban ende marrëdhënie shumë të mira, ku shkruhen shpesh me njeri-tjetrin, por nuk kanë shumë kohë për t’u takuar shpesh, pasi kanë angazhimet e tyre.