Arbër Hajdari ishte opinionisti zyrtarë i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.Së fundi ai ka folur rreth eksperiencës së tij në këtë ‘reality-show’.
I ftuar në emisionin “Wake Up”, Arbëri tregoi se edhe pse ky format ka muaj që ka përfunduar ai u shpreh se ka akoma njerëz që e “kritikojnë” për disa gjëra që ai mund të ketë thënë gjatë spektaklit për ndonjërin nga banorët.
Gjithashtu ai shtoi se kishte kuptuar që “BBVIP” është parë nga të gjitha grupmoshat pasi dikush i kishte thënë se arsyeja që e ka parë shtëpinë e famshme ishte prej tij.
“Ka njerëz që akoma më pyesin se përse the kështu, përse the ashtu, kjo më ka ndodhur në SHBA para një jave, ku isha në një projekt pune dhe më pyetën përse e the këtë gjë kështu. Unë iu përgjigja që programi ka mbaruar, radhën e fundit në një mbrëmje që ishim më erdhi një i moshuar që më tha vetëm prej teje e kam parë këtu kuptova që ka përfshirë të gjithë moshat”.- u shpreh ai.
I pyetur nëse do të jetë sërish pjesë e “BBVIP2” në vendin e opinonistit, Hajdari u shpreh se ka shumë dëshirë por angazhimet e tij janë të shumta dhe nuk mund të ketë një përgjigje të saktë për këtë.
“Big-u ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, kam shumë dëshirë por kam shumë angazhime të tjera, nuk di se çfarë të them.”, përfundoi ai.