Formati VIP i reality show-t “Big Brother” është aktualisht programi televiziv më i diskutuar, megjithatë padyshim që njerëzit kanë interes të dinë: A do të rikthehet “Big Brother” me njerëz të panjohur, si dikur?
Në një intervistë për “Goca dhe gra”, producentja e programit, Sara Hoxha, shpjegoi pse nuk ka shumë gjasa që të rikthehet
“Ne e menduam një herë vjet, por pastaj pas diskutimeve e kuptuam që realisht njerëzit kanë një fiksim të shohin VIP-at në shtëpi, njerëzit që kanë parë luksozë, të veshur etj,” tha ajo.
Personazhe të njohur si banorë në “Big Brother” ngjallin ndoshta më shumë interes në publik, ndonëse historia ka treguar se trekëndëshi midis Noçes, Olsit dhe ish-të fejuarës së tij bëri po aq bujë sa Bora-Donald-Triksa; Qetsori i “Big Brother 2” u komentua po aq sa Ilir Shaqiri i BBVA1; Neda dhe Ogreni e vazhduan lidhjen jashtë e u bënë prindër po ashtu si Einxhel dhe Dagz; e deri tani asnjë histori dashurie në BBVA nuk ia ka dalë të bëjë për vete publikun sa historia e Adelajdës së ndjerë dhe Bjordit.
“Big Brother” me njerëz të panjohur nisi transmetimin në Top Channel në vitin 2008 dhe zgjati për nëntë sezone me radhë, deri në vitin 2017. Top Channel riktheu “Big Brother-in” vitin e kaluar me personazhe (më) të njohur.