Leximi

A doni të jetoni gjatë dhe pa sëmundje? Përdorni këtë bimë që e kanë përdorur që nga lashtësia, ja si





Çiklamini është një bimë që çel lule tejet të bukura me ngjyra nga e kuqja, roza, vjollca dhe e bardha. Kjo bimë rritet kryesisht nëpër kopshte, por kopshtarët profesionistë preferojnë ta rrisin çiklaminin edhe në saksi.

Çiklamini (Cyclamen persicum) është një bimë dhe lule mjaft popullore që kryesisht jepet si dhuratë për shkak të aftësisë për t’i dhënë bukuri e dritë ambienteve të brendshme.

Çiklamini është një lule shumë popullore dhe e famshme në Shqipëri. Njihet si lule shëruese e shpirtit, bima e Zanave dhe Nimfave.

Për shkak të ngjyrës, bukurisë dhe energjisë pozitive që kjo lule përcjell, çiklamini të qetëson mendjen dhe shpirtin, ndaj këshillohet të mos mungojë në shtëpitë tuaja. Zakonisht, çiklaminin e gjejmë të çelur plotësisht në dyqanet e luleve, por a e dini si duhet të përkujdeseni për këtë lule pasi të ketë çelur?

Përkujdesja ndaj çiklaminit – Çiklamini është një lule me një jetëgjatësi të shkurtër dhe e papërtëritshme. Është tejet e vështirë që çiklamini të ripërtëritet. Por çiklaminin mund ta ruani edhe pas vyshkjes, duke garantuar ndriçimin dhe temperaturën e duhur.

Trajtimi i çiklaminit pas lulëzimit – Çiklamini mund të humbasë gjethet dhe të përgjumet pas lulëzimit. Bima kërkon një periudhë pushimi në verë që rrënjët e saj të rigjallërohen dhe të bëhen gati për sezonin e ardhshëm.

Ndiqni këto hapa: Kur gjethet nisin të vyshken dhe bëhen të verdha, atëherë tregohuni të kursyer në ujitje. Përdorni gërshërët për të hequr gjethnajën e vyshkur. Rrënjët e bimës vendosini në saksi dhe gjysmën e tyre lëreni mbi sipërfaqe. Vendoseni saksinë në një vend të freskët, me hije dhe larg dritës së diellit.

Sigurohuni që bima është e mbrojtur nga ngricat. Mos e ujisni shumë dhe mos e ushqeni me pleh gjatë periudhës së ‘fjetjes’ e cila zgjat nga 6 deri në 8 javë, në të kundër rrënjët do të kalben. Diku nga Shtatori deri në Dhjetor kur të vëreni filizat e parë, lëvizeni vazon dhe vendoseni në një vend me dritë dhe ujiteni me bujari.

Temperatura në ambientin ku do të mbani çiklaminin duhet të jetë nga 16-18 gradë ndërsa gjatë natës 10 gradë Celcius. Përdorni pleh të lëngshëm për lulen që rritet në ambiente të brendshme. Në mes të dimrit, çiklamini pritet të lulëzojë sërish nëse kushtet janë të duhurat. Ajo që shumë njerëz nuk dinë për çiklaminin është se kjo bimë është pjesë e të njëjtës familje botanike me aguliçen dhe ka vendlindjen në Mesdhe. Shqipëria është një nga vendet më të mira në botë që janë bekuar nga prania e kësaj luleje të bukur.





MË TË LEXUARAT

To Top