Einxhel Shkira tregoi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” se ishte një vajzë me karakter të fortë që mundi ti bënte ballë të gjithë sfidave që i vinin.
Së bashku me Dj Dagz nisën një marrëdhënie dashurie ku duken mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit dhe pas daljes nga shtëpia duke postuar foto të ndryshme teksa shfaqen shumë të dashuruar. Kohët e fundit që pas një interviste ku Dj Dagz shprehu dëshirën për të pasur një fëmijë lindën dyshimet se Einxhel mund të jetë shtatzënë.
Komenti i Beatrix nxiti akoma më shumë dyshimet në një postim të Einxhel në ‘Twitter’ ku ajo kishte shkruar:
“He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”,
Pas këtij komenti vjen reagimi i Einxhel e cila në përgjigjen që jep na lë të kuptojmë se nuk është në pritje të një fëmije duke thënë:
“Hahahaha o jetaaaa kerkese te veshtire na keni bere. Avash avash se ka pune punaa”, shkruan ajo.