Vetëm një ditë më parë, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Ledri Vula, lançoi këngën e tij të re dhe të fundit për këtë vit. Projekti i tij titullohet “Amerikana” dhe klikimet e tij në Youtube po rriten çdo moment.
Në këtë klip, Ledri shfaqet pranë disa modeleve seksi në disa skena disi të nxehta. Në fakt gjëra që i shohish shpesh në jetën e një artisti, e aq më pak një këngëtari.
Por, çfarë mendimi ka Sara për modelet që marrin pjesë në videoklipet e Ledrit. Kjo pyetje i është bërë së fundmi në një ‘Ask a question’ në Instagram. Teksa ka publikuar një pjesë nga kënga Sara ka shkruar: “Kanë lezet.” /News31
Ledri para më shumë se një javë ishte musafir special në spektaklin e Big Brother Albania VIP. Ai i surprizoi banorët e BBV-së, por veçanërisht Dj Pm dhe Dj Dagz.
Ledri në surprizën në shtëpi kishte të veshur një këmishë të bardhë, të markës Off-White të cilën më pas ia kërkoi Monika, njëra nga banoret aty. Madje këmishën, Monika Lubonja zgjodhi ta vishte dy ditë më parë, në spektakel. E çmimi i kësaj këmishe të markës Off White kap vlerën e 600 dollarëve.